
Një debat i ashpër ka shpërthyer mes Gertës dhe Rozanës në dhomën e grimit, ku tensioni arriti kulmin, duke shkaktuar ndërhyrjen e Valbonës me tone të larta.
Përplasja u intensifikua edhe në zonën e dushit, ku Rozana e ndoqi Gertën duke shkëmbyer akuza të ndërsjella.
“Shko merri ilaçet”, i tha Gerta Rozanës, ndërkohë që kjo e fundit iu përgjigj duke shpjeguar se i merr ato për shkak të shtatzënisë që artistja dëshiron kaq shumë.
Situata u përshkallëzua më tej kur Gerta spërkati Rozanën me ujë në fytyrë, duke e lagur plotësisht. Rozana kërkoi që Gerta t’i fshinte fytyrën me një peshqir, por kjo e fundit e injoroi dhe vazhdoi me dushin.
Pas kësaj, Rozana u pa e përlotur dhe e prekur emocionalisht nga përplasja.
Top Channel