
Sulmet ruse me dron dëmtuan një termocentral në Mykolaiv, në jug të Ukrainës.
Sulmi la të paktën 100,000 njerëz pa nxehtësi pasi temperaturat ranë nën zero, sipas zyrtarëve ukrainas.
“Goditja nuk kishte të bënte me luftimet dhe situatën në front, por tregon edhe një herë se rusët po luftojnë kundër popullit tonë dhe kundër jetës në Ukrainë. Kjo nuk është diçka që bëjnë ata që me të vërtetë duan të rivendoset paqja dhe që po përgatiten për bisedime.”, tha presidenti Volodymyr Zelensky në aplikacionin Telegram.
Më herët, kryeministri Denis Shmyhal tha se sulmi ndaj termocentralit është kryer qëllimisht për të lënë botën pa ngrohje në temperatura nën zero dhe për të shkaktuar një katastrofë humanitare.
Rusia sulmoi Ukrainën me 143 dronë gjatë natës, por forcat e armatosura ukrainase njoftuan se rrëzuan 95 prej tyre, ndërsa 46 të tjerë nuk arritën objektivat e tyre.
Top Channel