“Ne jemi napolitanët e anës tjetër”, Rama në ceremoninë e hapjes së Konsullatës Shqiptare në Napoli: Kemi hapur një derë mes dy realiteteve të afërta 16/09 08:09
Deputetja Elda Hoti ka vjedhur kartat e deputetëve socialistë për të penguar votimin në Kuvend.
Në videon e siguruar nga Top Channel, deputetja duket që mban në dorë kartat personale të deputetëve.
Kjo situatë e paprecedentë duket se ndodhi gjatë ndërprerjes së seancës plenare pas tensioneve mes deputetit Flamur Noka dhe ministrit Taulant Balla.
Pasi Noka e goditi me shishe uji Ballën, u përjashtua nga seanca.
Balla po i përgjigjej Sali Berishës për akuzat e këtij të fundit, ndërsa në ato momente iu afrua me shpejtësi duke e goditur me shishe.
U desh ndërhyrja e Gardës për të tërhequr Nokën, ndërsa kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali ndërpreu seancën dhe e përjashtoi Nokën nga Kuvendi.
Top Channel