![](https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2025/01/spak_sd_sd-800x450.jpg)
Një 58-vjeçar është arrestuar në kryeqytet, pasi në banesën e tij ka humbur jetën një 67-vjeçar.
Policia e Tiranës njoftoi se B.K., 67 vjeç po punonte në shtëpinë e A.G., kur ra nga lartësia dhe humbi jetën.
Në njoftimin e saj, policia e Tiranës shkruante:
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. G., 58 vjeç, pasi në banesën e tij ka humbur jetën shtetasi B. K., 67 vjeç, i cili duke punuar ka rënë nga lartësia.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 7 bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit të shpallur në kërkim D. A., 31 vjeç, pasi ka tentuar të vjedhë në firmën me administrator shtetasin L. T. Në vijim të veprimeve është shpallur në kërkim shtetasi A. K., i dyshuar si bashkëpunëtor i shtetasit D. A.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Krujë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. E., 25 vjeç, pasi drejtonte automjetin në gjendje të dehur. Gjithashtu, gjatë kontrollit fizik këtij shtetasi iu gjet dhe iu sekuestrua një mjet prerës.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:
D. M., 68 vjeç dhe D. D., 41 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar automjetet përkatëse në gjendje të dehur;
K. M., 19 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin pa lejen përkatëse.
Më datë 09.02.2025, shtetasi Sh. K., kallzon se më datë 08.02.2025, ka humbur kontaktet me djalin e tij, shtetasin G. K., 27 vjeç. Punohet për gjetjen e tij.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 3 proceduan në gjendje të lirë shtetasen R. M., 41 vjeçe, pasi bazuar dhe në një video të shfaqur në rrjetin social JOQ, kjo shtetase në rrugën “Kastriotët”, tek pallatet “Malajziane” ka goditur dhe shtyrë shtetasin E. N., 28 vjeç. Shtetasja R. M deklaron se shtetasi E. N, e ka ofenduar dhe kërcenuar.
Më date 08.02.2024 rreth orës 23:55, është paraqitur në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 shtetasi A. B., 43 vjeç, i cili kallzon se në rrugën “Niko Avrami”, për motive të dobëta disa persona ende të paidentifikuar e kanë goditur me grushta. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Top Channel