“Kosova, demokracia më e zhvilluar në rajon”/ Presidentja Osmani apel qytetarëve për të votuar, shpreh mbështetje për kandidatët e rinj

09/02/2025 11:51

Pasi priti disa minuta në radhë, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani hodhi votën e saj në një nga qendrat e votimit të Prishtinës.

Duke u shprehur se Kosova është vendi më i zhvilluar në rajonin tonë, Osmani u bëri thirrje qytetarëve të votojnë. Ajo shprehu mbështetje veçanërisht për kandidatët që votojnë për herë të parë.

“Faleminderit që pritët bashkë me mua, derisa më erdhi radha të votoj në këtë ditë të rëndësishme. Kosova është demokracia më e zhvilluar në rajonin tonë. Duhet ta mbajmë të tillë dhe ta zhvillojmë më tej. Është ditë vendimtare që të gjithë qytetarët të japin kontributin e tyre, duke marrë pjesë në një proces, nga i cili zgjidhet parlamenti dhe ka rëndësi në jetën e të gjithëve.

Është mundësi e mirë që qytetarët të votojnë, jo vetëm politikanët që i kanë përfaqësuar deri më tani, por edhe t’i japin mundësi atyre që kandidojnë për herë të parë. Është ditë e mirë me diell, besoj është më e lehtë të votohet. I uroj suksese të gjithë atyre që kandidojnë në këto zgjedhje, shpresoj që e mbara t’i prijë Kosovës”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA