SHBA kthen 11 mijë emigrantë! Presidentja e Meksikës konfirmon shifrat që nga 20 janari kur Trump mori pushtetin

07/02/2025 21:39

Presidentja e Meksikës, Claudia Sheinbaum, ka deklaruar të premten se shteti i saj ka pritur afërsisht 11,000 emigrantë të dëbuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës që nga data 20 janari, dita kur presidenti Donald Trump mori pushtetin.

Më herët gjatë kësaj jave, Sheinbaum arriti marrëveshje me presidentin amerikan Trump për të pezulluar tarifat mbi mallrat meksikane në këmbim të vendosjes së Gardës Kombëtare Meksikane në kufirin verior që i ndan të dy shtetet.

Vendimi i presidentes meksikane vjen si përpjekje për të reduktuar numrin e emigrantëve ilegalë që synojnë të hyjnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Administrata e re amerikane ka nisur një fushatë intensive për dëbimin e emigrantëve të paligjshëm, nismë e nxitur nga presidenti Trump i cili firmosi edhe urdhrin për të mos marrë më nënshtetësi fëmijët që lindin në SHBA me prindër pa dokumente të rregullta.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA