Dëmtimet e infrastrukturës nënujore, analiza e DW: Roja e Baltikut, misioni i ri i NATO-s

07/02/2025 09:13

Vendet e NATO-s kanë nisur një operacion të ri që synon rritjen e mbikëqyrjes dhe shfaqjen e një pranie më të fortë në Detin Baltik.

Shkak është shtimi i rasteve të dëmtimeve të infrastrukturës nënujore në rajon.

Shtetet anëtare të NATO-s po marrin pjesë në një mision të ri, i cili ka qëllim të rrisë mbikëqyrjen dhe të shfaqë një prani më të fortë në Detin Baltik.

Anija ushtarake gjermane “Roja e Baltikut” me ekuipazhin e saj prej 60 vetësh do të patrullojë në Detin Baltik gjatë 8 javëve të ardhshme.

Që prej vitit 2023 infrastruktura nënujore në rajon, si ajo e telekomunikacionit, elektricitetit dhe linjat e karburantit në Detin Baltik janë “ndërprerë”. Në shumicën e rasteve kryesisht nga anije tregtare që vinin nga Rusia.

Nuk është ende e qartë nëse këto kanë qenë veprime të qëllimshme sabotazhi apo kanë ardhur si pasojë e neglizhencës. Por vendet e NATO-s duan ta mbikëqyrin më shumë rajonin.

Incidente të ripërsëritura
“Nuk mund të them se situata është jashtëzakonisht e tensionuar. Por ne kemi vërejtur edhe në kontekste të tjera se aftësia e NAT0-s për të reaguar dhe siguria e rrugëve detare në Detin Baltik janë në rrezik.” – thotë Marc T. Tippner, komandant i anijes.

Sipas tij ka incidente të ripërsëritura, autorësia e të cilave nuk është krejt e qartë.

Shtetet e NATO-s mendojnë se një prani më e fortë në rajon mund të ndihmojë për parandalimin e incidenteve të tjera. /DW

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA