Zgjidhni banorin e preferuar! Televotimi vijon deri të martën, banori më pak i votuar lë shtëpinë
06/02/2025 16:51
Televotimi i hapur në spektaklin e kaluar, ku publiku voton për banorin e preferuar, do të qëndrojë deri të martën, kur do të zhvillohet Prime i radhës.
Në nominimin e përgjithshëm, në të cilin është përfshirë e gjithë shtëpia, do të dalin tre të preferuar.
Me pyetjen “zgjidhni të preferuarin”, publiku ka mundësinë të zgjedh dhe banori më pak i preferuar do të lërë shtëpinë.
Spektakli i së shtunës nuk do të zhvillohet, për shkak të maratonës që do të transmetohet në Top Channel, në kuadër të zgjedhjeve parlamentare në Kosovë.
Ndërkohë, një ditë më parë, nga gara e “Big Brother VIP 4”, u përjashtua Jozef Marku. Vendimi erdhi për shkak të komenteve denigruese dhe poshtëruese dhe të pandjeshme.
Top Channel