“O Lul ku je, sa herë më kujtojnë ty kam nostalgji, përvëlim”, Rama: Jo rastësisht e bëri ai tortën, e kemi pasur ëmbëlsirë

06/02/2025 10:31

Kryeministri Edi Rama ka përmendur ish kreun e PD, Lulzim Bashën gjatë rubrikës “ Sy m’sy”.

Kreu i qeverisë ironizoi duke thënë se Basha nga  të gjitha ato që ka premtuar, vetëm tortën në vitin 2012 ka bërë.

– Do t’u bësh një tortë si Basha në Tiranë shqiptarëve që duam.

Kryeministri Edi Rama: Nuk e di ca ke dash të thuash po me thënë të drejtën një ëmbëlsire kemi pas edhe se di tashti si do bëjmë ta kemi prapë Lul Bashën. E kemi pas ëmbëlsirën, ne të tjetër gjithë kështu, ëmbëlsira jona ka qenë Lul Basha e të gjithëve. Edhe tortën jo rastësisht e bëri Lul Basha se e keni parasysh ju. Edhe me thënë të drejtën nga të gjitha ato që kanë thënë, vetëm një tortë ka bërë. O Lul ku je se sa herë më kujtojnë ty, kam një nostalgji, kam një përvëlim nuk e di.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA