![](https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2025/02/letra_sd-800x450.jpg)
“Aida”, një nga operat më të fuqishme të repertorit operisitik botëror rikthehet këtë fillim shkurti në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit.
Kryevepra e Giuseppe Verdit është drama e një dashurie të ndaluar. Në sfondin e Egjiptit të lashtë zhvillohet një trekëndësh dashurie pasionante dhe të ndaluar mes princeshës etiopiane Aida, komandantit egjiptian Radamès dhe vajzës së Faraonit.
Nën drejtimin e maestro Sergio Alapont dhe maestro Dritan Lumshi, opera vjen në katër netë nga data 6-12 shkurt, me interpretimin e artistëve shqiptarë dhe të huaj.
“Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit hap sezonin operistik me një nga kryeveprat e literaturës operistike botërore, me veprën ‘Aida’ të Giuseppe Verdit. Vjen me një skenografi spektakolare të Franco Zeffirellit, skenografi dhe regji. Janë këngëtarët tanë të mirënjohur eva Golemi, Ivana Hoxha. Vjen enkas nga Italia, nga produksionet e La Scalës, basi ynë, Xhieldo Hyseni. Tashmë opera ‘Aida’ po bëhet pjesë e repertorit të teatrit”, thotë Lumshi.
Aida është një histori e përjetshme e dashurisë dhe tradhtisë në sfondin e luftës. Një përzierje emocionesh përcillen përmes muzikës së fuqishme të Verdit, që do të mbajë publikun mbërthyer deri në notën e fundit.
Top Channel