Përjashtimi i Jozit nga gara, ‘Vëllai i Madh’: Kosova dhe Shqipëria janë një! Padija, urrejtja dhe çdo formë ndasie do të ndëshkohen pa mëdyshje

05/02/2025 15:37

Pas debateve të forta të ndodhura pas spektaklit të së martës mes Jozit dhe Gjestit, ‘Vëllai i Madh’ ka vendosur që Jozi të përjashtohet menjëherë nga gara.

Në zarfin e zi të mbërritur në shtëpi, u sqaruar edhe arsyet se përse është marrë vendimi për përjashtimin e menjëhershëm të Jozit, i cili gjatë debatit iu drejtua Gjestit duke i thënë: Kopil shkjau!

“Banorë, shtëpia e ‘Vëllait të Madh’ është një hapësirë respekti dhe bashkëjetese mes të gjithëve.

Nuk ka dhe nuk do të ketë asnjëherë tolerancë për diskriminimin, fyerjet apo sjelljet që cenojnë vlerat apo unitetin tonë si popull. Në debatet e ndodhura mbrëmë mes Jozit dhe Gjestit, ‘Vëllai i Madh’ ka marrë një vendim të rëndësishëm dhe të menjëhershme…

Për shkak të komenteve fyese, diskriminuese dhe totalisht të pandjeshme ndaj bashkëkombësve tanë, Jozefin Marku përjashtohet nga gara. Ky vendim duhet zbatuar menjëherë!

‘Vëllai i Madh’ thekson qartë se padija, urrejtja dhe çdo formë ndasie apo sjellje që cenojnë vlerat tona të përbashkëta, do të ndëshkohen pa asnjë mëdyshje! Shqipëria dhe Kosova janë një! Në këtë shtëpi çdo njeri duhet të ndihet i sigurt dhe i respektuar dhe i barabartë”, shkruhet në zarfin e zi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA