Vrasja dhe zhdukja e trupit të Jan Prengës, Dritan Rexhepi nuk paraqitet në seancë, paraqet ‘listën’ me kërkesa nga burgu

03/02/2025 14:43

Dritan Rexhepi, i akuzuar për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës, nuk është paraqitur në seancën e sotme.

Gazetarja  e Top Channel Anila Hoxha bën me dije se ai ka kërkuar të përfaqësohet nga avokatja e tij. Avokatja e Rexhepit tha se klienti i saj nuk është paraqitur pasi duhet të shoqërohej ditën e premte nga paraburgimi i Fierit në drejtim të paraburgimit 313.

Po ashtu shtoi se kërkon nga gjykata nëse ka mundësi që të caktohen seancat ditë tjetër me përjashtim të ditës së hënë dhe të premte.

SPAK paraqet provat shkresore gjithsej 13 faqe. Njollat e gjakut të gjetura në vendin e ngjarjes janë krahasuar me ADN e nënës së Jan Prengës, rezultojnë të përputhshme.

Gjatë hetimeve janë paraqitur prova të pamjeve filmike të cilat janë marrë nga disa biznese. Nëpërmjet pamjeve filmike është bërë e bërë e mundur ndjeka e inteneratit. Nëpërmjet këtyre pamjeve provohet se viktima është mbajtur nën vëzhgim disa ditë përpara ngjarjes në mënyrë që të bëhej rrëmbimi. Automjeti Land Rover i autorëve të dyshuarve, kanë ndjekur automjetin e viktimës. Konkretisht në datën 15,16 dhe 17 janar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA