Nuk u kthye në qeli, arrestohet në Tiranë 32-vjeçari i dënuar me 5 vite burg

03/02/2025 11:12

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 32-vjeçar të shpallur në kërkim dhe të dënuar me 5 vjet e 6 muaj burgim, për dy vepra penale.

Sipas policisë, në pranga u shtetasi F. M., 32 vjeç, banues në Tiranë.

Ky i fundit ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 5 vjet burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, si dhe me 6 muaj burgim, për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA