Kishte humbur kontaktet me familjarët, gjendet i pajetë në një kanal i moshuari në Lushnjë

01/02/2025 10:41

Është gjendur i pajetë i moshuari Rasim Prodani, i cili ishte shpallur i humbur që prej datës 22 janar.

Ai është gjetur brenda një kanali në Dushk të Lushnjës, buzë rrugës nacionale Lushnje-Rrogozhinë.

Familjaret kishin bere më herët denoncim ne polici, për 89-vjeçarin.

Prej 10 ditësh, policia e Lushnjës ka kryer kontrolle dhe sot rreth orës 9:15 është gjetur nga shërbimet policore trupi i pajetë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA