Pas pesë dekadash si anëtare e Bashkimit Evropian, pesë vjet më parë Britania u largua përfundimisht nga blloku, duke lënë pas lëvizjen dhe e tregtinë e lirë mes Britanisë dhe 27 vdeve të tjera evropiane.
Për mbështetësit e Brex-it, dalja nënkuptonte se vendi i tyre ishte një vend sovran me fatet e vendit ne duart e tyre, ndërsa për kundërshtarët që donin vazhdimin e qëndrimit në BE, Britania ishte më pas një vend izoluar dhe me influencë të zvogëluar në çdo aspekt. Do duhet të kalonin 5 vjet nga 31 janari 2020, që 55 përqind e britanikëve të mendojnë sot se vendimi dhe rezultati i referendumit ishte gabim, pasi po vuajnë pasojat e një vendimi historik, ndoshta më të madhin në shumë breza britanikësh.
Dhe vetëm 11 syresh mendojnë se Brexit është më shumë sukses sesa dështim. Ndërkohë ne radhët e britanikëve të rinj të moshës 24 vjeç, të cilët në atë botë nuk kishin mundësi të votonin për shkak të moshës së ulët, në kohën e referendumit të 2016-ës, 75 për qind e tyre, sipas sondazhit më të fundit te YOUGov, thonë se Britania gaboj që votoj për daljen nga BE-ja, krahasuar me 10 përqind që thonë se ishte vendimi I duhur. Madje edhe ne rrodhet e tyre që votuan pro, një në gjashtë syresh thonë se ishte rezultat i gabuar. E ndërsa për shumicën e cila po vuan konsekuencat e një vendimi të tillë të cilët argumentueshëm fushata pro- Brex-it ishte plot gënjeshtra dhe shtrembërime faktesh, ka një mbështetje të qartë në radhët e publikut për, ku një anëtarësim i plotë në BE, do mbështetej nga 55 përqind e britanikëve krahasuar me 33 përqind që janë kundër kësaj ideje. Por a mundet britanikët dhe evropianët të jenë sërish miq si dikur? Edhe pse kryeministri i ri laburist Sir Keir Stamer ka premtuar një riaktivizim të marrëdhënieve me Brukselin,dhe ky ndryshim tonaliteti është i mirëpritur në BE, serish në bllok ka probleme që lidhen me popullzimin në rritje në vendet anëtare, dhe Britania nuk është më prioritet i tyre.
Ndërkaq ri ardhja e Trump ne pushtet, e bën më të vështirë politikisht ribashkimin e Londrës me Brukselin, kur Uashingtoni është mjaft antagonist dhe kondicionues për të ardhmen e marrëdhënieve mes dy aleatëve, nëse Londra vendos të përafrohet dhe zhbëj Brex-itin.
Top Channel