Plagosja në Orikum! 29-vjeçari po luante me letra, autori iu afrua me automjet dhe qëlloi 10 herë me armë zjarri

26/01/2025 20:58

Të tjera detaje dalin në dritë nga plagosja me armë zjarri e ndodhur pasditen e sotme në Orikum të Vlorës.

I plagosuri, Sildi Velaj, në momentin e ngjarjes ka qenë duke luajtur letra në brendësi të karburantit me disa shokë, ndërsa autori ka ardhur me makinë  duke goditur drejt tij.

Autori ka goditur 10 herë në drejtim të tij dhe më pas është largua me makinë.

Sa i përket shkaqeve, dyshohet se personat e përfshirë kanë pasur një konflikt të mbartur për motive banale.

Në vendngjarje ka mbërritur edhe drejtori i policisë së Vlorës, Elidon Cela. Ngjarja është kapur edhe nga kamerat e sigurisë të karburantit në fjalë të cilat janë marrë nga policia e Vlorës, ndërkohë që grupe janë duke bërë kontrolle për kapjen e autorit të ngjarjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA