“Ishte si të shikoje një film horror”, gazetarja rrëfen takimin para 20 vitesh në burg me Christa Pike: Nuk mund të ndaloj së menduari për të
Administrata Trump i ka dhënë fund menjëherë përdorimit të një aplikacioni për azilkërkuesit që donin të hynin legalisht në SHBA.
Aplikacioni i quajtur CBP One që lejonte emigrantët të aplikonin të hynin legalisht në Shtetet e Bashkuara, është nxjerrë jashtë funksionin pak minuta pasi Trump mori detyrën.
Kjo lëvizje mbyll një rrugë për ata që duan të futen në SHBA.
Zyrtarët e Sigurisë Kombëtare të administratës Biden thonë se aplikacioni ndihmonte në uljen e kalimeve të emigrantëve duke ofruar një mënyrë të rregullt për të aplikuar.
Me mbylljen e aplikacionit dhe kufizimet e vendosura nga administrata e Trump, kufiri amerikan është teknikisht i mbyllur për azilkërkuesit.
Aplikimet aktuale janë anuluar të gjitha, sipas CBP.
Top Channel