Administratori i hidrocentrali të Bunecit diga e të cilit shpërtheu një ditë më parë, Vangjel Ngjelo, është proceduar penalisht.

Policia bën me dije se specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Himarë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”, për shtetasin V. N., 68 vjeç, banues në Gjirokastër.

“Dje, rreth orës 12:30, në hidrocentralin ku ai është administrator, është çarë diga, dhe si pasojë është bllokuar rruga nacionale “Himarë-Sarandë” dhe janë përmbytur disa banesa në vendin e quajtur “Bunec””, sqaron policia.

Paraprakisht mendohet se çarja e murit të digës ka ndodhur për shkak të rrëshqitjes së dherave në afërsi të digës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA