Inside Story/ Braçe i ashpër me konçesionarët e nëntokës: I verifikoi kush sa nxjerrin?

15/01/2025 21:54

Një raport të Rrjetit Shqiptar të profesionistëve ALTAX zbulon se 30 % e subjekteve të regjistruara nuk raportojnë korrektësisht të ardhurat e punonjësve duke shmangur kështu pagesat e sigurimeve shoqërore.

Më i theksuar ky evazion paraqitet në sektorët e ndërtimit, turizmit si dhe shërbimeve.

‘Shoh një numër sipërmarrësish edhe pse nuk paguajnë detyrimet ndaj sigurimeve shoqërore, edhe pse ua kanë mbajtur nga rroga të punësuarve të tyre, vazhdojnë të kryejnë shpenzime luksi siç janë makinat e shtrenjta për veten dhe familjarët e tyre.

Kjo situatë është dëshmi e pamundësisë së të punësuarve për të mbrojtur të drejtat e tyre pra për të kërkuar llogari sepse në Shqipëri shumica e kontratave janë kontrata gojore edhe pse mund të ketë formalisht me shkrim kontrata pune, mungon apo nuk funksionon si duhet kontrata kolektive e punës nuk ka paga të përcaktuara për profesione të rregulluara pagë, orare ditore mujore etj’ u shpreh eksperti ekonomisë, Zef Preçi

Shmangia e detyrimeve për kontributet nga shoqëritë publike është minimale në raport me detyrimet totale. Por, kjo skemë zbulon se si vetë institucionet gjenden në shkelje duke motivuar ata që kryejnë evazion.  Mes abuzuesve të mëdhenj, renditen kompani të rëndësishme të cilat kanë marrë licenca nga shteti për shfrytëzuar pasuri kombëtare të vendit. Shpesh, janë gjetur artifica për të shmangur detyrimet që burojnë nga kontratat. Nga bilancet fiktive tek abuzimet e ndryshme.

‘Rasti i KURUM apo rasti flagrant i BANKERS në kohë të ndryshme natyrisht që meritonin transparencë nga A në ZH. qytetarët duhet të dinin sidomos në rastin e BANKERS sepse është një e mirë publike që i është lënë atje një marrëveshje hidrokarbure për ta administruar dhe natyrisht për të nxjerre edhe fitimet e veta, ajo kompani që është nën kontratë atje.

Doli e tha jam në vështirësi financiare. verifikoi njeri nga agjencitë ligj zbatuese, i verifikoi njeri nga agjencitë ligjzbatuese vështirësitë e tij financiare? analizoi kush përse ka ardhur kjo vështirësi financiare?’ u shpreh deputeti, Erion Braçe

Nuk ka asnjë të dhënë se çfarë sasie mineralesh nxirret nga toka, sa përpunohet dhe se cilat janë vlerat e tyre, pasi askush nga organet ligjzbatuese nuk verifikon dhe kontrollon këto kompani.

‘Del nga nëntoka, e peshon kush, e nxori e cen në përpunim a e peshon ai, që do ta marrë ta përpunojë po e pa kush kartën teknologjike? Se sa nga minerali del atje i përpunuar, i verifikon kush?’ u shpreh deputeti, Erion Braçe

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA