Zjarret shkatërrimtare në Los Angeles, Eva Longoria dhuron 1 milion dollarë

14/01/2025 09:40

Aktorja Eva Longoria ka vendosur të rrisë ndihmën e saj për ata që janë prekur nga zjarret masive në Los Angeles, duke çuar donacionin nga 50,000 në 1 milion dollarë.

Ky kontribut do të mbështesë Fondacionin e Komunitetit Latino dhe Fondacionin e Komunitetit të Kalifornisë, të cilat janë angazhuar në ndihmën dhe rikuperimin e zonave dhe familjeve të prekura nga flakët.

Zjarret kanë shkaktuar një shkatërrim të madh, duke lënë pas mbi 24 viktima dhe duke shkrumbuar më shumë se 40,000 hektarë tokë, siç raporton “DailyMail”.

Longoria, e cila vetë është evakuuar nga shtëpia e saj për shkak të flakëve, ka përdorur çmimin “Guximi dhe Qytetërimi”, i dhënë nga Jeff Bezos, për të financuar këtë donacion.

Ky çmim vjetor, i njohur për mbështetje ndaj individëve që kontribuojnë në përmirësimin e shoqërisë, ka një fond prej 50 milionë dollarësh (48 milionë euro).

Aktivizimi i Longorias nuk mbaron me kaq; ajo do të shfaqet të martën në programin “Jenna & Friends” për të folur për këtë kontribut dhe ka planifikuar të vullnetarizojë në Los Angeles me organizata si Global Empowerment Mission dhe World Central Kitchen.

Përveç kësaj, aktorja ka shprehur mbështetje për punëtorët thelbësorë të prekur nga zjarret dhe ka dhuruar gjithashtu deri në 50,000 dollarë për organizatën “This is About Humanity”.

Në një postim prekës në rrjetet sociale, Longoria theksoi se zemra e saj është e thyer për qytetin e Los Angeles dhe bëri thirrje për të tjerët të kontribuojnë në ndihmën e atyre që kanë humbur gjithçka për shkak të flakëve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA