“Shteti, autor krimesh”, është libri i Imer Merlikës, pinjoll i familjes së ish-kryeministrit Mustafa Merlika Kruja, që flet për ata që morën jetë njerëzisht gjatë diktaturës dhe nga ana tjetër, për ata që jetuan dhe vepruan në interes të kombit.
Ky botim, që u promovua në Krujë, mes miqve akademikëve dhe gazetarëve, sjell dëshmi të përndjekjeve dhe krimeve ndaj familjes Merlika dhe shumë familjeve të tjera.
“Jam i vetëdijshëm se kjo temë sado materiale të ketë, përsëri mbetet me boshllëqet e saj. Kryesisht, ky libër arkivon përndjekjen e paraardhësve tanë. Por ky libër ka dhe një mesazh në thelb, në vëmendje të brezit pasardhës, që duhet nganjëherë të kthejnë kokën pas dhe të shikojmë nga vijmë e nga kemi origjinën”, shprehet Merlika.
Nëntë fëmijë, një marrëdhënie e shkëlqyer në familje, edhe pse shteti i kishte konfiskuar gjithçka. Mbështetja dhe dashuria për njëri-tjetrin i bën ballë stuhisë… Historia kur gjyshja i lë amanet Imerit zbulimin e eshtrave të xhaxhait dhe gjyshit…
Pjesë nga libri: “Zjarr dorën dhe i fshij lotët. Ajo më kapi dorën fort dhe më thotë duke shpërthyer: Si të mos qaj, më është djegur shpirti nga sikleti. M’u vra djali, skam varr ta Qaj”.
Amanetin, Imer Merlika e plotëson sapo mbaron ushtrinë…
“Është kujtesa për të mos harruar. Për të mos e lënë historinë të përsëritet, sepse kur ajo është e përgjakshme për një shqiptar të vetëm, është e përgjakshme për të gjithë shqiptarët”, thotë Alfred Lela.
Top Channel