Kategoria Superiore ka luajtur tre ndeshjet e para për vitin 2025, ku surprizat nuk munguan.
Dinamo kryesuese e nisi vitin me një humbje surprizuese përballë Bylisit me rezultatin 2-1. Ballshiotët ishin të parët që shënuan me anë të Markut në minutën e 20’, teksa barazimi erdhi nga Zabërgja në pjesën e dytë. Vetëm atëhere kur mendohej se pikët do të ndaheshin, ishte Berko që ngriti në festë ballshiotët dhe i rrëmbeu kryesuesve tre pikët.
Egantia kampione nga ana tjetër arriti të fitonte përballë Laçit vetëm në minutën e fundit me anë të Bakayokos, duke e nisur 2025-ën me tre pikë.
Takimi më kryesor i ditës së mbrëmjes ishte ai i “Klasikes së futbollit shqiptar midis Vllaznisë dhe Tiranës. Sfida në “Loro Boriçi” nisi mjaft mirë për bardheblutë, të cilët shënuan me anë të Haxhiut në minutën e 13’. Gjithsesi, pjesa e dytë foli për shkodranët. Balaj në minutën e 51’ riktheu baraspeshën, teksa ishte sërish kapiteni që realizoi një supergol në minutën e 84’ për përmbysjen e madhe.
Kështu, dinamo dhe Vllaznia ndajnë kreun me 34 pikë, ndërsa Tirana ndodhet në vendin e parafundit me 18 pikë, me gjërat që përkeqësohen për bardheblutë.
REZULTATET:
BYLIS 2-1 DINAMO
Marku 20’, Berko 90+3’ / Zabërgja 49’
EGNATIA 1-0 LAÇI
Bakayoko 90’
VLLAZNIA 2-1 TIRANA
Balaj 51’, 84’ / Haxhiu 13’
RENDITJA:
Top Channel