Katër ditë pas atentatit të ndodhur në Berat, është gjetur arma tip kallashnikov e dy autorëve, Fatjon dhe Marko Maloku.
Po ashtu, është kapur në tentativë për t’u larguar nga Shqipëria, 46-vjeçari që fshehu automjetin nga i cili qëlluan me armë zjarri 2 vëllezërit. Automjeti tip “Ford” që kishte fshehur ky shtetas, u gjet në Durrës.
Në banesat e 2 vëllezërve, arma e zjarrit kallashnikov me të cilën dyshohet se u qëllua, si dhe disa fishekë të saj.
Dy autorët janë ende në kërkim. Dy shënjestrat e atentatit kanë qenë Antonio Merkaj dhe Apostol Dhëmbi (shokë mes tyre).
Ata kanë qenë tek “Karaburant Merko” kur nga një automjet, tip Ford i zi, është qëlluar në drejtim të tyre. Makina i ka ndjekur nga prapa duke qëlluar me breshëri kallashnikovi në drejtim të tyre.
Ndërkohë që dy shënjestrat janë larguar në brendësi të lagjes “Donika Kastrioti”, atentatorët janë larguar me shpejtësi nga vendngjarja.
Fatmirësisht, asnjë nuk është plagosur nga breshëria e kallashnikovit, as shënjestrat dhe as kalimtarët e rastit.
Mësohet se konflikti mes dy grupeve ka iniciuar në shtetin grek, për prishje pazaresh droge mes tyre.
Top Channel