Aktori i vjetër amerikan Sylvester Stallone ka zemëruar fqinjët e tij me një leje ndërtimi që ka kërkuar për një ndarje në det që mund të dëmtojnë mjedisin dhe të prishë panoramën bregdetare të zonës.
78 vjeçari raportohet se ka vuajtur nga një seri problemesh shëndetësore së fundmi dhe jeton në shtëpinë e tij të vjetër në bregdetin e Florida, të cilën e ka nxjerrë në treg.
Tashmë Sylvester nuk duket se ka shumë miq mes fqinjëve pasi kërkesës së çuditshme të ndërtimit për barrierën ujore pranë shtëpisë së tij milionere.
Aktori i serialit te aksionit Rambo ka aplikuar te mbrojtja mjedisore në Florida për barrierën ujore, sipas tij për të ndaluar që barkat t’i afrohen pronës së tij.
Por fqinjët, mes të cilëve aktorë të njohur kanë shprehur shqetësimet e tyre për projektin e palogjikshëm.
Mes tyre Bradford Gary shpjegonte: “Nuk e kuptoj çfarë kërkon të mbrojë, ai vetëm kërkon të ngulë shkopin për të pretenduar zonë e tij të ujit”.
Bashkëhsortja e Bradford, Susan tha për mediat lokale se “shumë fqinjë janë të shqetësuar” pasi planet do të trazojnë botën e gjallë dhe se respekti ndaj fqinjëve nuk është marrë në konsideratë.
Sylvester ka blerë pronën në Florida për më shumë se 30 milionë dollarë teksa kishte ngritur çështjen e barrierës ujore prej dy vitesh, shkruan rrjeti DailyStar.
Top Channel