Mbeti i plagosur nga atentati në Athinë, zbulohet identiteti i biznesmenit
15/12/2024 16:31
Është identifikuar personi i plagosur në atentatin e sotëm në Athinë.
Bëhet fjalë për 46-vjeçarin, Edi Lulo, lindur në Gjon të Pukës dhe banues në Kamëz, Tiranë.
Ai rezulton pronar i shoqërisë tregtare me ortakëri dhe përgjegjësi të kufizuar “ED – LUI” sh.p.k në Durrës, krijuar në shtator 2020. Aktiviteti i shoqërisë rezulton “punime elektrike, hidraulike dhe punime gipsi dhe kartonxhesi”.
Lulo rezulton të ketë mbërritur pak ditë më parë në Greqi, i ardhur nga Dubai. Ai ndodhet i plagosur rëndë në spital, me plagë në kokë e bark.
Top Channel