Ngërçi me pagat/ Administrativja pranon kërkesat për sigurimin e padisë, zhbllokohen pagat për GJKKO-në dhe Gjykatën e Durrësit
Një 46-vjeçar është arrestuar në Durrës, pasi dyshohet se tregtonte cigare dhe fishekzjarrë kontrabandë në një dyqan në lagjen nr. 14 të qytetit.
Operacioni i koduar “Illegality” u finalizua nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, pas informacioneve të siguruara përmes inteligjencës informative.
Gjatë kontrollit në dyqanin në pronësi të shtetasit R. D., policia gjeti qindra paketa me cigare të llojeve të ndryshme dhe fishekzjarrë, të dyshuara si mallra kontrabandë.
Sipas policisë, nga verifikimet rezultoi gjithashtu se në dyqan fshiheshin të ardhurat e përfituara nga shitja e këtyre produkteve.
Në përfundim të operacionit, 46-vjeçari, banues në Tiranë, u arrestua në flagrancë. Ai dyshohet për veprat penale “Kontrabanda me mallra me të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës”, “Tregtimi dhe transportimi i mallrave kontrabandë”, “Ruajtja ose depozitimi i mallrave kontrabandë”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës për veprime të mëtejshme.
Top Channel