Mesazhi i fshehtë në pikturën e Michelangelo-s deshifrohet pas 500 vjetësh nga studiuesit okultë (fotot)

11/12/2024 16:41
Mari Magdalena fshihet prapa kryqit

Një mesazh i vjetër okult është zbuluar në një nga pikturat më të famshme të mjeshtrit italian, teksa një historiane arti pretendon se fytyra e Mari Magdalenës mund të shihet në pikturën ikonë ‘Gjykimi i Fundit’.

“Mesazhi i fshehtë” që zbulohet 500 vjet pas krijimit të kryeveprës së Michelangelo raportohet se ka tronditur komunitetin e artit dhe shkencës.

Skena e ngjashme me ato të romanit epik të Dan Brown, ‘Kodi Da Vinci’, tashmë besohet se fsheh fytyrën e Mari Magdalene brenda pikturës legjendare të Gjykimit të Fundit.

Në një publikim të fundit autorja Sara Penco tregon për rrjetin The Times: “Thellë në cepat e faltorës Sistine në Vatican, ku verat e artit janë më bollëk, gjendet dhe figura biblike që besohet se dëshmoi e para ringjalljen e Krishtit”.

Sara shton: “Faltorja Sistine mbulon gjithçka nga Bibla, që prej Gjenezës deri te Apokalipsi final, kështu që si është e mundur që nuk është aty Mari Magdalena?”

E përmendur gjithnjë e më shumë mes apostujve, përveç të afërmve të Jezusit, roli i Mari Magdalenës mbetet i debatuar. Disa studiues thonë se ishte grua e përdalë e rikonfirmuar nga Krishti, teksa të tjerë e adhurojnë si “shoqëruese të besuar të Tij” dhe ndoshta dhe bashkëshorte. Prezenca e saj në afreskun e Michelangelo, i krijuar në vitet 1535 deri në 1541, ishte në dyshim deri kohët e fundit.

Por Sara beson se ka zbuluar kodin duke identifikuar figurat enigmatike me flokë të verdhë pranë burrit me kryq, duke thënë se është Maria.

Individi që mban kryqin besoshet se është Simoni i Cyrene, por Sara thotë se figura është vetë Jezusi, përveç përshkrimit të tij kryesor në vepër, shkruan rrjeti Express.

Michelangelo punoi veprën 25 vjet pasi përfundoi muralin e tavanit të fatores Sistine, dhe ishte rreth 67 vjeç kur e përfundoi. Autoritetet në Vatikan thonin se ishin të shokuar nga lakuriqësia në pikturë, por nuk vepruan për ta modifikuar.

Kritiku i njohur papal i Michelangelo, Biagio da Cesena, e quante muralin “të turpshëm për një vend të shenjtë me gjithë ato figura nudo”, duke shtuar se ishte një vepër që i përkiste më shumë “tavernave apo banjave publike sesa një vendi të shenjtë”, shkruan rrjeti britanik Dailystar.

FOTO GALERI
2/3
Faltorja Sistine vizitohet nga miliona turiste ne vit

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA