Drejtori i FBI-së jep dorëheqjen përpara se Donald Trump të marrë drejtimin e SHBA: Kjo është mënyra më e mirë për të evituar polemikat!

11/12/2024 20:46

Drejtori i FBI-së, Chris Wray, pritet të japë dorëheqjen përpara se Donald Trump të marrë detyrën më 20 janar 2025.

“Kam vendosur që gjëja e duhur është të shërbejë deri në janar dhe më pas të largohem. Qëllimi im është të qëndroj i fokusuar në misionin tim dhe të bëj punën time të nevojshme në emër të popullit amerikan. Sipas mendimit tim, kjo është gjithashtu mënyra më e mirë për të shmangur tërheqjen e FBI-së në polemika duke forcuar vlerat dhe parimet që janë kaq të rëndësishme për mënyrën se si ne e bëjmë punën tonë”, tha ai.

Polemika me Trump

Donald Trump ka treguar tashmë se do të emërojë Cash Patel për postin e drejtorit të FBI-së. Në intervistën e tij të parë televizive që nga fitorja e zgjedhjeve në SHBA, Donald Trump tha se nuk është … i emocionuar me Wray pasi FBI-ja e tij në detyrë bastisi rezidencën e tij në Mar-A-Lago në 2022 për të marrë dokumente të klasifikuara. Dokumentet gjithashtu e nxorën Trumpin në gjyq në vitin 2023.

Wray, një republikan, u emërua nga Trump në vitin 2017 pasi presidenti i atëhershëm shkarkoi James Comey nga posti i drejtorit të FBI-së. Sipas protokollit, mandati i Ray do të përfundonte në 2027.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA