Priftërinjtë kërkojnë heqjen e statujës së alienit me tipare ‘djallëzore’ në fshatin ortodoks (fotot)

10/12/2024 17:34

Prifti i zemëruar i kishës lokale ka kërkuar shkatërrimin e një statuje të mistershme të një UFO-je dhe një alieni në Lindjen e Largët ruse, duke pretenduar se krijesa shfaq tipare satanike dhe nuk përshtatet me incidentin që është raportuar më parë në lokalitet.

Në vitin 1986, fshati i minatorëve Dalnegorsk u bë destinacion për fanatikët e UFO-ve ne Rusi pas raportimit të një incidenti të pashpjeguar, në të cilin një sferë e kuqe e metaltë raportohet se kaloi ngadalë mbi qyteze dhe më pas ra në malin Izvestkovaya.

Objekti raportohej rreth tre metra i gjerë dhe ‘dëshmitari kryesor’ dhe i vetëm i ngjarjes V Kandakov, tha se shpejtësia e mjetit ishte 15 metra në orë dhe ngadalë ulej e ngrihej, herë pas here duke shkëlqyer në ajër.

Por statuja e alienit të bronztë dhe e UFO e krijuar në nder të gojëdhënës, ka nervozuar priftin Andrei Vasyakin i cili i shkroi kryebashkiakut “në emër të kristianëve ortodoksë” të hiqte statujën pasi ngjante si “një krijesë e djallit”.

Nuk dihet kush ishte ideatori i statujës por postura e saj ishte e njëjtë me krijesën simbolizuese të së keqes, njeriun gjysmë mashkull-gjysmë femër, me krahe dhe me dorën e djathtë të ngritur e të majtën ulur.

Prifti lutej gjithashtu të mos instaloheshin objekte të kësaj natyre në zonë, pasi ktheheshin në simbole të mbrapshta të qytezës.

“Në vendin ku ndodhet statuja Kisha organizon shërbime lutjeje e procesionesh dhe këto personazhe ofendojnë ndjenjat fetare të besimtarëve ortodoksë në Dalnegorsk”, shkruan rrjeti britanik DailyStar.

FOTO GALERI
3/3
Letra e priftit

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA