Nutricionistja tregon si ka rinuar veten 10 vjet me ndryshimet e thjeshta që mund të bëhen nga kushdo (fotot)

09/12/2024 21:34

Camilla Thompson është këshilltarja më e njohur e të ushqyerit dhe stilit të shëndetshëm të jetesës në Australi dhe ka shpërndarë së fundmi teknikat e saj të “reduktimit të moshës” me anë të të ushqyerit dhe stërvitjes.

“Pesë vjet më parë kisha një trup që dukej si disa dekada më i vjetër nga mosha ime. Më kërcisnin kockat me çdo lëvizje dhe kisha vazhdimisht dhimbje.”

“Zgjohesha e lodhur në mëngjes dhe ankthi ishte ‘shoku im i përhershëm’ ndërsa doktorët nuk e kishin idenë e shkakut të simptomave të mia”, tregon Thomnpson.

Teksa promovon mënyra të ndryshme detoksikimi nga helmet e ambjentit qytetar që na rrethon, ajo paralajmëron për myk të fshehur në shtëpi që sipas saj pengon trupin të vetë-pastrohet dhe shkakton inflamacione kronike.

“U diagnostikova me sindromën e inflamacionit kronik dhe kur e kuptova nga vinte u detyrova të ndryshoj të gjithë stilin e jetesës për të shëruar veten”, thotë gruaja tashmë eksperte shëndeti edhe për të tjerët.

“Sot jam 48 vjeçe por kam moshën biologjike të një 38 vjeçareje, duke përdorur teknika të thjeshta që mund t’i bëjë kushdo. Testi i fundit GlycanAge për inflamacionet më dha 99 përqind shanse për inflamacion të ulët”.

“Këtë e arrita duke i krijuar kushtet trupit tim për të shëruar veten, disa pjesë të rekuperimit më kushtuan siç ishin gjetja dhe blerja e suplementëve të pastër, por shumicën e kreva me buxhet të ulët”.

Ajo shton më tej: “Megjithse jemi në Australi, dieta e ushqimit që duhet të përdorim është ajo mesdhetare, ushqime me pak niseshte (jo patate e banane), pak drithëra dhe shumë yndyrna të shëndetshme shtazore”.

Vendet mesdhetare si Greqia, Italia e Spanja përdorim ushqime të freskëta si mishi, peshku e yndyrnat.

“Kjo dietë funksionon sepse është e mbushur me fruta e perime që reduktojnë inflamacionet, përmirësojnë shëndetin e zemrës dhe shtojnë jetëgjatësinë”.

Drita e diellit është një faktor shërues që ndihmon në stabilizimin e cikleve të gjumit (ritmi cirkadian), shton më tej ekspertja, ndërsa këshilla e radhës janë ushtrimet e frymëmarrjes, një model i njohur në rrjet është ai i Wim Hof.

“Agjëroni, pini çaj të jeshil, merrni suplement NAD (nicotinamide adenine dinucleotid) dhe aminoacide shtazore të ushqyer me bar. Bëni një dush të ftohtë një herë në 2-3 ditë. Hidratoni trupin me kripë deti, si dhe bëni ushtrinë kërcimesh të lehta për 15 minuta çdo ditë.

Mëngjesi i këshilluar: “Vezë nga lokaliteti juaj me avokado, pasi është e rëndësishme të kemi proteina dhe yndyrna të pastra, sidomos për të thyer agjërimin”.

“Ecni për 30 minuta nëse keni mundësi, me këmbëzbatur në bar ose në rërë”.

“Hani fara organike, ara ose kivi, merrni supmement magnezi për të ndihmuar me gjumin”.

“Qëndroni larg valëve të teknologjisë sa keni mundësi, lexoni një libër, meditoni dhe praktikoni joga të paktën dy herë në javë”, shton më tej ekspertja sipas rrjetit Daily Mail.

FOTO GALERI
2/3
Ushtrime meditimi dhe frymemarrjeje

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA