Një dietologe tregon si të hani karbohidratet, proteinat, yndyrnat dhe fibrat për të kontrolluar sheqerin
Bujqësia është një sektor në vështirë si për fuqinë punëtore.
Në Xarrë punëtorët që vjelin mandarina i gjen nga e gjithë Shqipëria dhe një ditë pune për ta kap vlerën e 3 mijë lekëve të rinj.
Bagëti e Bujqësi në Top Channel sjell historinë e këtyre njerëzve të thjeshtë, të cilët pa këta punëtor nuk ka bujqësi.
Një ditë pune në fushat e mandarina është atëherë kur ata arrijnë të vjelin 600 kilogram në ditë dhe që të arrihet kjo sasi duhet shumë shkathtë.
Punëtorët e mandarinave që gjeti gazetarja Rudina Muça ishin një qyteti i Lushnjës ata punojnë familjarisht në Xarrë.
Punëtorët e Bujqësisë: Kam mbi 30 vite që punoj në këtë fshat. E kemi provuar edhe Greqinë edhe atje 30 euro na japin. Unë duhet të bëj 60 arka pra 600 kilogram për tetë orë, por ka raste që e kaloj këtë sasi dhe kap edhe 40 mijë lekë të vjetra në ditë . Unë kam tokë timen por jo kam zgjedhur të jetoj këtu.
Pa këta njerëz të devotshëm sektori i bujqësisë nuk pëson zhvillim dhe puna në bujq si nuk është e lehtë është koha që ata të vlerësohen me pagesë ashtu siç e meritojnë.
Top Channel