Një pilot avioni pasagjerësh ka treguar së fundmi për atë që ndodh nëse nuk e fikni apo vendosni celulatin në ‘modalitet fluturimi’ para ngritjes së avionit.

Zakonisht është e rëndësishme që kjo të kryhet para ngritjes së avionit qe shkon ne destinacionin tuaj, dhe nëse dikush e harron padashje, ka mjaft paralajmërime nga stafi fluturimit.

Ky opsion ndalon lidhjen e celularit tuaj me rrjetin, që do të thotë se nuk mund të merrni ose kryeni telefonata, tekste apo të përdorni internetin.

Kjo praktikë bëhet që valët radio që lëshohen nga aparati të mos ndërhyjnë me pajisjet e avionit apo radarët në tokë.

Kompania Allianz Travel thotë se celularët mund të ndërhyjnë dhe me kufjen e radion e kokës së pilotit.

Por një pilot në rrjetin TikTok, @PerchPoint, thotë në videon e tij se pasagjerët nuk duhet të meakosen shumë për këtë.

“Nëse nuk vendosni celularin në modalitet avioni, nuk është fundi i botës, avioni nuk do të rrëzohet nga qielli dhe kjo nuk do të shkatërrojë sistemet në bordin e mjetit, por kjo nuk do të thotë se pasagjerët duhet ta mbajnë te aktivizuar aparatin e tyre”.

Ai shton më tej: “Nëse jemi në një avion me 70, 80 apo 150 njerëz në bord, dhe tre apo katër prej tyre lidhen me rrjetin, do të kemi shpërndarje valësh radio, që mund të ndërhyjnë me sistemet e përdorura nga piloti”, thotë ai.

Për këtë piloti kujton një eksperiencë kur prej ndërhyrjeve të tilla ai mezi dëgjonte mesazhet në kufje.

“Dëgjoja vetëm një si zhurmë mushkonje në kufje, siç e thashë dhe më herët, kjo nuk është fundi i botës për është bezdisëse kur dikush përpiqet të të japë udhëzime dhe ke si një zhurmë mize apo grenxe në kufje”.

“Kjo është arsyeja për ata që pyesin përse duhet të vendosin modalitetin e avionit në celular ne kohe te caktuara gjate fluturimit”, thotë piloti sipas rrjetit Ladbible.

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA