FOTO/ Ish-banorët e Big Brother Albania VIP bëhen prindër, Sara Gjordeni dhe Bardhi mirëpresin në jetën vajzën e tyre, ja emri i saj

06/12/2024 11:52

Dy ish-banorët e Big Brother Vip, Sara Gjordeni dhe Bardh Idizi janë bërë prindër për herë të parë të enjten e 5 dhjetorit.

Ish-modelja zbuloi lajmin në një postim në Instagram teksa publikoi një foto të këngëtarit duke mbajtur vogëlushen në krahë.

Pasi tregoi se kishte ardhur në jetë vogëlushja Nea, Sara Gjordeni falenderoi ndjekësit për mbështetjen dhe urime, teksa u shpreh se të dyja janë mirë.

“Ende jemi në mosbesim të bekimit që kemi marrë nga Zoti ditën e sotme! Doja t’ju falënderoja me shpirt të gjithëve për mesazhet tuaja, urimet, dhuratat dhe gjithçka tjetër. Janë mijëra dhe as nuk e di a do arrij dot t’ju kthej të gjithëve një e nga një.

Unë jam shumë mirë! Nea gjithashtu. Një perfeksion 4kg që njeh zërin e mamit, babit prej ditës së parë dhe që na dhuroi buzëqeshjen e parë që sot.

Ju urojme t’i keni zemrat plot të gjithë, e ata që kanë vite që përpiqen për një mrekulli të tillë, t’i mbushin krahët sa më parë! Ne jemi sot më të lumtur se kurrë!

Ju duam Sara, Bardhi dhe Nea”, shkroi ish-banorja e BBVIP.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA