Liqeni i Fierzës, kosh plehrash! Pamja që përsëritet sa herë bie shi dhe mungesa e përgjegjësisë kolektive

02/12/2024 12:13

Sipërfaqja e liqenit të Kukësit, pas reshjeve të shiut të rëna gjatë ditëve të fundit, ka filluar të mbulohet me mbeturina urbane, ndotja po përsëritet shpesh në basenin e ujëmbledhës të hidrocentralit më të madh në vend, atë të Fierzës.

Një pamje e tillë përsëritet sa herë që ka reshje shiu me vërshime të ujërave në verilindje të vendit dhe në Kosovë.

Siç dihet, fryrja e përrenjve e lumenjve që derdhen mbi Drin merr me vete shumë mbetje urbane që hidhen në mënyrë të papërgjeshme nga banorët këndej e andej kufirit me Kosovën, duke sjellë jo pak shqetësime për turistët dhe peshkatarët.

Gjatë këtij viti janë ndërmarrë një sërë nismash për pastrimin dhe parandalimin e mbeturinave urbane në këtë liqen, por duket se situata vijon të jetë e njëjtë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA