Kryeministri i vendit, Albin Kurti tha se ka të arrestuar lidhur me sulmin në kanalin e ujit në Ibër Lepenc.
Kurti vizitoi fshatin Varagë të Zubin Potokut së bashku me drejtorin e AKI-së, Petrit Ajeti, ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe drejtorin e Policisë, Gazmend Hoxha.
Policia po i zhvillon hetimet, ka kryer bastisje, ka edhe arrestime, dëshmi e prova materiale dhe të gjithë këta kriminal e terrorist do të përballen me drejtësinë dhe fuqinë e ligjit”, tha Kurti sipas mediave vendase.
“Është arritur deri diku të sanohet dëmi…. ndonëse deri diku se hiq më shumë se çereku i prurjeve normale të ujit është nëpërmjet kanalit Ibër Lepenc i cili e bën edhe ftohjen e termocentraleve në Obliiq dhe furnizimin me ujë të qytetarëve të shumë komunave”, tha ai.
“Unë e pash vendin e ngjarjes dhe nuk ka mundësi që të bëjë një ose dy individë, ose qytetarët të zakonshëm. E ka bërë një organizatë që është profesioniste në sulmet e tilla terroriste dhe aftësinë, kapacitetin e interesin për një gjë të tillë e ka vetëm Serbia”, tha Kurti.
“Këto organizata, sidomos Mbrojtja Civile janë në listë të rrogave në Serbi. Prandaj edhe ne e mbajmë Serbinë përgjegjëse për këtë…”, tha ai.
Kryeministri i vendit e përmendi edhe sulmin e Rusisë në Ukrainë, duke dëmtuar infrastrukturën kritike dhe një e gjë e tillë siç tha ai po synohet edhe këtu nga Serbia.
Kurti tha se falënderon faktorin ndërkombëtar, ambasadorin amerikan, gjerman, francez, britanik, italian etj për bashkërendimin që kanë pasur gjatë natës dhe mbështetjen për Kosovën.
“Policia në Kosovës nuk është kundër serbëve, por Serbia është kundër Kosovës dhe ajo financon, orkestron, mbështet dhe dirigjon grupet kriminale që i ka në listë të rrogave.. prandaj e bëjmë fajtor Serbinë për këtë…
Top Channel