“Telefoni nuk është studio e lëvizshme”/ GJKKO nuk tërhiqet nga ndalimi i telefonave: Mund të përdorin laptop-ët

17/09/2026 11:29

Gjykata e Posaçme nuk tërhiqet nga kufizimet për përdorimin e telefonave celularë në ambientet e saj.

Në një përgjigje drejtuar Dhomës së Avokatisë së Shqipërisë, GJKKO argumenton se rregullat e reja të sigurisë janë të ligjshme, të nevojshme dhe proporcionale, duke i lidhur ato me natyrën e çështjeve që shqyrton, nga korrupsioni i nivelit të lartë te krimi i organizuar.

Gjykata kundërshton gjithashtu pretendimin se telefoni celular duhet të konsiderohet “studio e lëvizshme” e avokatit, ndërsa bën dallimin me kompjuterin portativ, përdorimi i të cilit mund të lejohet për shënime dhe konsultimin e dokumenteve gjatë seancave.

Top Channel