Sharka është veshja e barinjve, e cila i mbron ata nga shiu dhe bora, në ditët e tyre më të vështira të dimrit.
Gazetarja Rudina Muça e tregoi për “Bagëti e Bujqësi” këtë veshje, të cilën e mbante mbi supe.
Ajo nuk është një veshje normale, kjo edhe prej peshës së saj, që arrin në dhjetëra kilogramë.
Leshi i deles është përdorur nga barinjtë për krijimin e veshjes, që për ta është shpëtimi nga moti ekstrem.
“Kjo është veshja e bariut, emrin e ka Sharkë, ndërsa shkopi kërrabë. Kjo sharkë është bërë nga leshi i deles, por nënat tona dikur këtë ngjyrë të zezë e bënin me drurin e Frashërit dhe gjethet e arrës, kështu arriti të prodhohej.
Është një veshje e veçantë, pasi janë të ekspozuar ndaj shiut dhe borës. Sharka është një veshje e domosdoshme për barinjtë, por ajo peshon shumë. Mbi 20 kilogramë.
Është e domosdoshme për ditët me shi dhe borë. Kjo veshje nuk depërton shiun dhe të mban ngrohtë”, u shpreh Rudina Muça.
Për të mësuar më tepër ndiqni videon:
Top Channel