Sot 80-vjetori i Çlirimit të Shqipërisë, ambasada e SHBA: Kohë për të nderuar sakrificat dhe për të festuar për historinë
29/11/2024 09:14
Ambasada Amerikane në Tiranë ka uruar Shqipërinë për 80-vjetorin e Çlirimit nga forcat fashiste italiane e gjermane.
Përmes një mesazhi të ndarë në Facebook, ambasada amerikane shkruan se është kohë për të nderuar sakrificat dhe për të festuar qëndrueshmërinë që i dha formë historisë së saj.
“Këtë vit, Shqipëria shënon 80 vjet nga çlirimi i saj prej pushtimit nazist në Luftën e Dytë Botërore – kohë për të nderuar sakrificat dhe për të festuar qëndrueshmërinë që i dha formë historisë së saj. Gëzuar 80-vjetorin e Çlirimit, Shqipëri! shkruhet në mesazhin e ambasadës amerikane”-thuhet në urimin e ambasadës.
Top Channel