Kryeministri i Gjeorgjisë, Irakli Kobakhidze, ka njoftuar se do të pezullojë procesin e aplikimit të vendit të tij për anëtarësim në BE deri në fund të vitit 2028.
Njoftimi i tij erdhi pasi Parlamenti Evropian dënoi zgjedhjet parlamentare të Gjeorgjisë të 26 tetorit, duke deklaruar se ato nuk ishin as të lira dhe as të drejta.
Në një deklaratë, Kobakhidze këmbënguli se Gjeorgjia është një vend evropian dhe se “është përgjegjësia jonë për ta bërë Gjeorgjinë një anëtare të plotë të familjes evropiane”, por se “Marrëdhëniet Gjeorgji-BE janë dypalëshe dhe mund të jenë vetëm dypalëshe”.
Due to significant irregularities, MEPs reject the outcome of the recent parliamentary elections in Georgia and call for them to be re-run within a year.
Press release: https://t.co/4wFcd7SL6l pic.twitter.com/oWHdzfNT9W
— European Parliament (@Europarl_EN) November 28, 2024
“Ne jemi një komb krenar dhe që respekton veten me një histori të gjatë. Prandaj, është kategorikisht e papranueshme për ne që ta konsiderojmë integrimin në Bashkimin Evropian si një favor që Bashkimi Evropian duhet të na japë.”, tha ai.
Kobakhidze tha gjithashtu se qeveria do të refuzojë të gjitha financimet që vijnë nga Brukseli. BE-ja njoftoi më herët se po shkurtonte çdo mbështetje buxhetore për Gjeorgjinë lidhur me të ashtuquajturin ligj për “agjentët e huaj” dhe vendime të tjera të marra nga Ëndrra Gjeorgjiane që shiheshin si antidemokratike.
Top Channel