Pak ditë më parë, këngëtarja Eli Malaj u bë virale në rrjet pas një videoje të publikuar, kur ajo refuzon një person që t’i vendosë 50 euro në gjoksin e saj.
“5000 euro ci*a, ti do të fusësh 50. Jo mor shpirt”, thuhej nga këngëtarja në videon e bërë virale në rrjet.
Në një lidhje telefonike me emisionin “Goca & Gra”, Malaj tregon se si ndodhi e gjithë situata.
“I uroj fat se ai ndoshta nuk e ka bërë me të keq. Ashtu e ka menduar dhe ashtu e ka bërë, por njerëzit e marrin për keq. Ai donte të fuste dorën në gjoks. I thashë tri herë: ‘Të lutem! Mi jep në dorë, mos i mbaj se nuk ka problem’. ‘Jo, po e dua unë’, tha. ‘Nuk mund ta duash t’i’, i thashë dhe ja ula dorën tre-katër herë, por ai nuk e kuptoi. Për t’i treguar të gjithëve që këtu nuk është han të bëjnë ç’të duan, edhe ndodhi kjo që i thashë. Ne vërtet jemi artistë, por jo çdo kush mundet të tallë tr*pin me ne, të bësh çfarë s’bëhet. Unë kam familjarë, unë kam vëlla në skenë, kam fëmijë që më shohin, kam nënën që më sheh, kam partnerin që më sheh, kam njerëzit e dashur që më shohin”, tha ajo.
Top Channel