Një situatë e tensionuar ka agravuar në përplasje fizike mes dy konkurrentëve të “Për’puthen”.
Të përfshirë janë Albi dhe Xheliola. Gjithçka nisi te një lojë mes të gjithë konkurrentëve, ku Albi sfidoi Xheliolën në një dënim që asaj nuk i pëlqeu.
“Pije birrën, mbajë dhe gojë dhe puthe Xhonin”, ishte kërkesa e Albit, pas të cilës Xheliola i hodhi gotën me birrë në fytyrë atij.
Ky moment kaloi dhe ata zgjodhën të flisnin pak çaste më vonë. Kjo bisedë nuk ishte aspak sqaruese, por u pasua nga ofendime shumë të rënda kundrejt njëri tjetrit.
Nga të gjithë ofendimet, Xheliola nuk duroi dot deformimin e mbiemrit. Ajo hoqi takat dhe e qëlloi Albin, ndërsa dëgjohet të thotë: “Ke për ta paguar shtrenjtë, mbaje mend çfarë kam për të të bërë.”
Situata vijoi edhe në studion e “Për’puthen”, por të dy u pezulluan nga programi.
Top Channel