‘Hard Rock Café’ në rrugën kryesore Grands Boulevards në Paris ishte bari fundit në Francë i kompanisë se njohur amerikane dhe sot është mbyllur përgjithmonë.

Përfaqësuesja e agjencisë së pronave Océane Diot, tha se kjo është mbyllja e një kapitulli për Francën:

“Po kthehet një faqe për Francën, pasi ne gjithmonë kishim konsideruar Hard Rock Café një emër të madh, të njohur. Ne e kemi mbajtur në bluza prej viteve 2000 sepse ishte diçka e modës. Por tashmë një faqe të shkuarës po mbyllet dhe njerëzit mund të jenë të zhgënjyer”.

Agjentja imobiliare shtonte më tej me emocion:

“Është emocionuese që jam këtu teksa mbyllet bari i fundit në Francë “Hard Rock”, sigurisht që ka bare e kafene të tjera por ato nuk të sjellin të njëjtat kujtime”.

Edhe kolegu i saj tha Riadh Tayari foli me zhgënjim për rrjetin AFP.

“Pronarët e Hard Rock Café mbajtën një event të vogël lamtumire, ata nuk vinin në çdo hapje por ato ditë kanë shkuar tashmë. Hard Rock Café kishte gjithmonë një atmosferë të shkëlqyeshme”. /AFP/

FOTO GALERI
4/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA