Përfundon pas 1 orë e gjysmë protesta para Kuvendit kundër miratimit të buxhetit/ Ishte paralajmëruar të zgjaste sa seanca plenare

19/11/2024 19:14

Përfundon e organizuar nga opozita para Kuvendit përfundoi pas 1 orë e gjysmë.

Tubimi ishte paralajmëruar të zgjaste sa seanca plenare, por u mbyll më parë për arsye që ende nuk dihen.

Ndërsa u shprehën kundër miratimit të projekt buxhetit, një pjesë e qytetarëve mbajtën fjalën në podiumin e ngritur para Kuvendit.

Forca të shumta policie ishin të pranishme mbledhur para Kuvendit për protestën për të shmangur çdolloj përshkallëzimi që mund të ndodhë.

Qytetarët e nisën protestën me një minutë heshtje për vdekjen e Martin Canit, 14-vjeçari i cili u vra me thikë ditën e djeshme në kryeqytet, pasi sherrit mes disa të miturve.

FOTO GALERI
2/17

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA