PAMJE TË RËNDA/ Vrau 14-vjeçarin në shkollë, autori tregon thikën në rrjetet sociale! Pozon para kamerës “me krenari”

19/11/2024 11:51

Top Channel siguron pamjet e rënda, që autori i dyshuar i vrasjes së 14-vjeçarit në shkollën “Fan Noli” në Tiranë, ka postuar në rrjetet sociale pas krimit të rëndë

Siç shihet ai tregon thikën me të cilën qëlloi disa herë Martinin, duke i marrë jetën.

Po ashtu ai pozon “me krenari” pas krimit teksa ndodhej në një makinë, e po ashtu shfaqet edhe dora e tij e fashuar, pasi ka mbetur i lënduar pas sulmit.

Në sulmin me thikë ka mbetur i lënduar edhe një tjetër i mitur, shok me viktimën. Ndërkohë ditën e sotme policia bëri me dije se autori i dyshuar është arrestuar.

FOTO GALERI
3/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA