Vrasja me thikë e 14-vjeçarit dhe plagosja e shokut të tij ka tronditur vendit këtë të hënë.
Ngjarja e rëndë ndodhi në afërsi të shkollës 9-vjeçare Fan Noli në Tiranë, ku tre të miturit janë konfliktuar me njëri-tjetrin, ndërsa 14-vjeçari ka humbur jetën në spital pas plagëve të shumta me thikë, ndërsa i mituri tjetër ndodhet në spital.
Në studion e Top Story, eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço tha se është shqetësuese sesi arrijnë fëmijët të fusin në shkollë armë të ftohta.
Ai ndau edhe një histori personale, teksa u shpreh se kur shkoi në vendngjarje iu kujtua ndodhia e 35 viteve më parë, ku në të nijetin ambient e për të njëjtën fabul i kishin vrarë shokun e tij.
“Para 35 pesë vitesh në të njëjtin vend kanë vrarë shokun tim me leva… bëhet fjalë për të njëjtën fabul, në 35 vite ka ndryshuar perimetri i sigurisë, mësuesit psikologët… në 35 vite nuk kemi bërë asgjë për të parandaluar konkretisht për të parandaluar këto ngjarje.
Një thikë e madhe, si është futur? Ajo mbahet në çantë. Kemi elektroshok, doreza hekuri… të futet në çantat e shkollës dhe në ambientet e shkollës. Nëse mund të na futen me kashallnikov.
Ia kam çuar pardje drejtorisë kriminale një faqe online që shiste këto gjëra”, tha ai.
Top Channel