Zija Çela fiton “At Zef Pllumi” në Lezhë mes 38 autorëve, romani i saj “Koka mbi katror” vlerësohet si më i miri 07/04 19:59
Vjeshta, me ngjyrat e ngrohta dhe atmosferën e saj të veçantë, është stina që frymëzon piktorët më shumë se asnjëherë tjetër.
Një koloni artistësh, e mbledhur në Shkodër, ka zgjedhur pikërisht këtë sezon për të pasqyruar bukurinë e qytetit në telajo.
Përveç zonës muzeale të Gjuhadolit, e mbushur me histori dhe kulturë, edhe liqeni i Shkodrës u shndërrua në një studio për piktorët.
Për katër ditë me radhë, piktorët nga e gjithë Shqipëria me brushat e tyre, pikturuan bukurinë e pafundme të qytetit, duke i dhënë një dimension tjetër këtij vendi që ka frymëzuar kaq shumë artistë për shekuj me radhë.
Top Channel