Zbulohet emërimi i parë i Trump, senatori i Floridës kryeson kandidimin për liderin e Senatit

10/11/2024 21:14

Senatori i Floridës, Rick Scott del si kandidati kryesor për liderin e shumicës në Senat në Shtetet e Bashkuara.

Shumë konservatorë, duke përfshirë Tucker Carlson, Glenn Beck dhe Robert Kennedy Jr, kanë mbështetur Scott si udhëheqësin e ardhshëm.

Gara e liderit të shumicës duket se është mes tre republikanëve të Senatit: John Cornyn, senator nga Teksasi, John Thune,nga Dakota e Jugut dhe Scott.

Në një postim në platformën X, Carlson e përshkroi Cornyn si “një liberal të zemëruar, politika e të cilit nuk dallohet nga ajo e Liz Cheney”. Ndërkohë, Kennedy tha se “pa Scott, e gjithë axhenda e reformës së Trump është e lëkundur”.

Senatorët republikanë do të votojnë për udhëheqësin e tyre të ri këtë javë. Disa republikanë, përfshirë Thune, i kanë kërkuar Trump të qëndrojë jashtë garës. Kushdo që zgjidhet për të pasuar udhëheqësin aktual të mazhorancës Mitch McConnell, i cili ka qenë republikani më i lartë i Senatit që nga viti 2015, do të ketë një ndikim të madh mbi mënyrën se si axhenda e Trump mund të zbatohet në Kongres.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA