Detajet e reja që kanë dalë në dritë lidhur me çështjen “Beccheti” janë padyshim të denja për një skenar filmi “thriller”.
E gjithë situata, e stisur dhe e orkestruar me kujdes, krijoi për një moment iluzionin se Shqipëria kishte humbur ligjërisht gjyqin me të, përveç kryeministrit Edi Rama, i cili ka deklaruar shpesh se italiani nuk do të marrë asnjë qindarkë nga shteti shqiptar.
Biznesmeni italian që kërkon 100 milionë euro nga Shqipëria, tani duket se i ka punët keq, pasi ka manipuluar faktet, dhe kjo është ndihmuar nga lidhjet e tij me nivelet më të larta të hierarkisë në Gjykatën e Arbitrazhit.
Një raport i publikuar së fundmi nga agjencia gjermane “Bne IntelliNews” ka hedhur dritë mbi të vërtetën e ngjarjes duke shërbyer si një fener që ndihmon për të zbuluar çfarë ka ndodhur në të vërtetë. Ndërkohë që qeveria shqiptare ka besuar deri në fund në pafajësinë e saj, duke e konsideruar veten jo palë humbëse në këtë proces gjyqësor që po zgjat prej vitesh, ajo ka kontraktuar një agjenci hetimore për të zbuluar të vërtetën deri në fund.
Tani që hetimi ka filluar të marrë formë, opinioni publik ka mundësinë të krijojë një pamje më të qartë mbi pretendimet e biznesmenit italian, të cilat, duket se janë të mbështetura kryesisht në mashtrime. Këtë e ka konfirmuar edhe Marco Giontella, një konsulent tatimor dhe bashkëpunëtor i afërt i Becchetit për një periudhë të gjatë.
Hetuesit që punojnë për llogari të Shqipërisë kanë zbuluar çdo detaj të ngjarjes, madje duke ofruar edhe prova filmike. Pavarësisht faktit që Giontella ka bashkëpunuar për shumë vite me Beçhetin, ai ka rënë viktimë e profesionalizmit të agjencisë hetimore të angazhuar nga qeveria shqiptare, e cila ka mundur të kapë biseda që zbulojnë të vërtetën pas gjithë këtij procesi të komplikuar.
Biseda:
Agent: Le të kuptoj drejt. Sekretari i përgjithshëm i ICC-së, ose, nga ajo që kuptova sot, sekretari i institucionit të arbitrazhit zgjedh të tretin (gjyqtarin).
Mr Giontella: Po.
Agent: Presidentin.
Mr Giontella: Po.
Agent: Si e siguroi klienti juaj që ky sekretar i institucionit të arbitrazhit zgjodhi presidentin që ai donte? Njërin ose dy.
Mr Giontella: Sepse ata kishin kontakte.
Agent: Me…
Mr Giontella: Po.Agent: Jo, me..
Mr Giontella: Me miqtë e tij.
Agent: Me miqtë e sekretarit?
Mr Giontella: Po, po.
Agent: Të institucionit?
Mr Giontella: Po, po.
Agent: Të institucionit të arbitrazhit
Mr Giontella: Po, po, po
Agent: Pra, ai njeh dikë që njeh sekretarin e…
Mr Giontella: Miqtë e tij.
Agent: Miqtë e tij, ai i njeh.
Mr Giontella: Po.
Agent: Dhe ai zgjodhi për llogari të klientit tuaj.
Mr Giontella: Po, po.
Agent: Njërin dhe dy? Njërin ose dy?
Mr Giontella: Dhe jo tre dhe katër.
Agent: Jo tre dhe katër.
Mr Giontella: Dhe jo tre dhe katër.
Agent: Dhe njërin dhe dy, e njohin klientin tuaj? Janë, ata…
Mr Giontella: Një dhe dy.
Agent: Janë miq, mbështesin njëri-tjetrin?
Mr Giontella: Po, mbështesin. Mbështesin.
Agent: Dhe miqtë e sekretarit të institucionit të arbitrazhit?
Mr Giontella: Po, po.
Agent: Si do ta bënin këtë? Po ata, gjithashtu kanë një marrëdhënie?
Mr Giontella: Vetëm marrëdhënie. Vetëm. Vetëm.
Agent: Dhe, a do të ishte gjithashtu duke u dhënë atyre?
Mr Giontella: Shiko, 200 milionë që ata fituan dhe Deutsche Bank i pagoi.
Agent: Nga Deutsche Bank, po.
Mr Giontella: Gjysma, janë përdorur, janë përdorur për të ndërtuar arbitrazhin tjetër. Për të ndërtuar.
Agent: Marrëdhënien.
Mr Giontella: Mundësinë dhe marrëdhënien, për ta menaxhuar.
Mr Giontella: Po, ai ka investuar shumë para për të krijuar mundësi biznesi për asociatët e komiteteve të institucionit të arbitrazhit, për të siguruar ndikim mbi përzgjedhjen e një presidenti të favorshëm. Por, për të dhënë punë, duhet të krijosh diçka. Sepse nuk mund të japësh punë pa krijuar mundësi. Duhet të krijosh mundësi pune. Dhe për të krijuar këtë mundësi, ai ka investuar shumë para.
Agent: Po, më jep një shembull. Çfarë mundësie? Çfarë ke në mendje?
Mr Giontella: Po. Mundësi, do të thotë të krijosh një aktivitet. Një aktivitet që të mundësojë që fëmijët e këtyre njerëzve të nisin këtë aktivitet
Agent: Pra, si një aktivitet fillestar?
Mr Giontella: Po. Si një…, po, po, po.
Agent: Pra, ai i përdori.
Mr Giontella: Sepse është një person që punon me energji dhe energji të gjelbra, ose me lloj-lloj energjish. Dhe ata kanë shumë iniciativa, start-up, teknologji të re.
Agent: Pra, i vendosi ata para një prej iniciativave të tij.
Mr Giontella: Po, po.
Agent: Si përfaqësues të parë.
Mr Giontella: Po, po, po.
Agent: Ku ata mund të bëjnë para.Mr Giontella: Po, po.
Agent: Dhe ata janë fëmijët e njerëzve që ai njeh.
Mr Giontella: Po, të njerëzve, po
Agent: Që njohin sekretarin e institucionit të arbitrazhit.
Mr Giontella: Po, po, po, po
Agent: Kush arriti?
Mr Giontella: Pra, kontakti ishte…
Agent: Përmes atyre.
Mr Giontella: Po.
Agent: Dhe ai emëroi një dhe dy
Mr Giontella: Po, po.
Agent: Të cilët ai i njihte më parë, të cilët kishin një marrëdhënie.
Mr Giontella: Po. Po, kjo është. Kjo është.
Agent: Dhe fondi, natyrisht, kështu fitojnë para. Por nëse… ju… klienti juaj, në këtë rast, është në gjendje të zgjedhë arbitrin. Pra, natyrisht, të gjithë mund të zgjedhin arbitrin, por sigurisht që bëhet e mundur që ai të jetë në anën e tij, apo jo? Nuk është vetëm marrëdhënie, apo jo?
Top Channel