Përplasi një 14-vjeçar me motor dhe u largua nga vendi i ngjarjes, arrestohet i riu në Cërrik
Kërkesa e Partisë Demokratike për emërimin e Avokatit të Popullit, Endrit Shabani është rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese.
Pas këtij vendimi, ka reaguar edhe Endrit Shabani, i cili shprehet se respekton vendimin e Kushtetueses dhe se i ka dhënë përgjigje çdo pikëpyetjeje mbi procedurën e zgjedhjes.
Reagimi:
Avokati i Popullit respekton vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila, me kërkesë të një grupi deputetësh, verifikoi procedurën e ndjekur nga Kuvendi për zgjedhjen e titullarit të institucionit dhe konstatoi se ajo është në përputhje me Kushtetutën.
Në këtë çështje, Avokati i Popullit ruajti paanshmërinë ndaj kërkuesve dhe Kuvendit duke mos mbajtur qëndrim për themelin e çështjes dhe duke ia besuar vlerësimin tërësisht Gjykatës, së cilës i përket interpretimi përfundimtar i Kushtetutës.
Vendimi i sotëm i jep përgjigje çdo pikëpyetjeje mbi procedurën e zgjedhjes.
Avokati i Popullit vijon punën për mbrojtjen e të drejtave të njeriut.
Top Channel