Rekord historik i Bankës për blerjen e Euro-s, ja sa u morën për të frenuar rënien e monedhës europiane
25/12 17:36
Temperaturat e larta të këtij nëntori nuk janë të favorshme për perimet e serrave.
Në Shegas te Lushnjës, fermerët kane vene re rritje te infeksioneve tek bimët dhe mungesë të lidhjes së frutit.
Diferenca e temperaturave mes ditës dhe natës por edhe mungesa e reshjeve, ka rritur koston e shërbimeve, sipas fermerëve.
Fermerët pohojnë se kishin menduar të nxirrnin domatet për shitje në dhjetor, por infeksionet e bimës po dëmtojnë prodhimin.
Në periudhën e dimrit, në tregun vendas pritet të këtë rritje të lehtë të çmimeve të perimeve të serave. Prodhuesit po tregtojnë domaten me 150 lekë për kg dhe në fund viti do të nisin eksportet me çmime edhe më të larta.
Top Channel